Dybala mund të largohet nga Juventusi pas komenteve të ashpra të presidentit Agnelli

  • S.A /
  • 16 December 2020 - 12:18
Dybala mund të largohet nga Juventusi pas komenteve të ashpra të presidentit Agnelli

E ardhmja e Paulo Dybala mund të jetë larg Juventusit, pasi që presidenti i zonjës së vjetër, Andrea Agnelli, nuk hezitoi ta kritikojë formën e lojtarit në Serie A këtë sezon.

Argjentinasi shënoi golin e tij të parë të sezonit në fitoren e së dielës ndaj Genoas dhe komentoi më pas se agjenti i tij kishte kaluar dy muaj në Torino pa dëgjuar asgjë nga klubi në lidhje me rinovimin e kontratës.

Agnelli, siç pritej, nuk i mori me mirësi komentet e lojtarit dhe ai iu përgjigj duke thënë për media: “Ne e shohim Dybala si kapiten dje, sot dhe nesër”, tha Agnelli .

“Ai ka marrë një ofertë që do ta bënte atë një nga 20 futbollistët më të paguar në Evropë, dhe kjo është një bazë e shkëlqyeshme dhe ne presim përgjigjen e tij.”

“Por ne gjithashtu duam të shohim propozimin e tij në fushë. Ai dëshiron të bëhet një nga pesë lojtarët më të mirë në botë dhe ne do ta mbështesim atë, por ai nuk është në atë nivel sot dhe ai e di atë.”

Dybala dhe përfaqësuesit e tij nuk i kanë mirëpritur ato komente nga Agnelli dhe thuhet se ai tani është i hapur për t’u larguar nga Allianz Stadium.

Në të kaluarën, lojtari ka qenë në kontakt me Manchester United dhe Tottenham, por këtë herë ai me të vërtetë mund të largohet.

Dybalas ka kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2022 dhe që nga vera e ardhshme ai mund të largohet pasi që futet në vitin e fundit të marrëveshjes.

(Kosova Sot Online )