Koeman i lumtur me fitoren e Barcelonës kundër Real Sociedad

  • S.A /
  • 17 December 2020 - 10:51
Koeman i lumtur me fitoren e Barcelonës kundër Real Sociedad

Ronald Koeman është shprehur u kënaqur me fitoren e Barcelonës 2:1 kundër Real Sociedadit të mërkurën në mbrëmje, por në veçanti me paraqitjen e lojtarëve gjatë pjesës së parë.

Barça fitoi me përmbysje, falë golave nga Jordi Alba dhe Frenkie de Jong, pasi Willian Jose e kishte kaluar skuadrën vizitore në epërsi fillimisht.

Koeman i lavdëroi lojtarët për ndeshjen e zhvilluar dhe triumfin, falë të cilit Barça i është afruar kreut të tabelës në vetëm gjashtë pikë.

“Ishte një fitore e rëndësishme dhe ne e meritonim atë”, tha Koeman.

“Pjesa e dytë ishte pak më e vështirë sepse ata krijuan më shumë, por ne ishim kundër një ekipi të shkëlqyeshëm.”

“Ishte një lojë e hapur sepse kundërshtarët dinë të luajnë mirë. Por, duke parë këto mundësi, loja ishte e jona dhe fitorja ishte e merituar.”

Trajneri la Clement Lenglet në stol, për të futur Ronald Araujo dhe Oscar Mingueza në qendër të mbrojtjes, por të dy impresionuan. 

(Kosova Sot Online )