Alexander-Arnold i shpallë luftë Mourinhos

  • S.A /
  • 17 December 2020 - 10:56
Alexander-Arnold i shpallë  luftë Mourinhos

Trent Alexander-Arnold ka reaguar ndaj komenteve të Jose Mourinhos se Tottenham Hotspur e meritoi fitoren ndaj Liverpoolit.

Redsat fituan me një gol të vonshëm (2-1) të Roberto Firminos, ndërsa më herët kishin realizuar Mohamed Salah dhe Son Heung-Min.

Në fund të ndeshjes, gjatë bashkëbisedimit me homologun e tij, Jurgen Klopp, Mourinho i kishte thënë se Spursat e kishin merituar fitoren në këtë takim. “I thash se skuadra më e mirë humbi, kurse ai nuk u pajtua, mirëpo është mendimi i tij”, kishte deklaruar portugezi për Amazon duke shpjeguar bisedën me strategun gjerman. Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e mbrojtësit të djathtë të Liverpoolit në Twitter me postimin: “Skuadra më e mirë fitoi”.

(Kosova Sot Online )