De Roon i kërkon falje Cuadrados për ndërhyrjen: E meritova të përjashtohesha me të kuq

  • S.A /
  • 17 December 2020 - 11:43
De Roon i kërkon falje Cuadrados për ndërhyrjen: E meritova të përjashtohesha me të kuq

Marten de Roon ka pranuar se duhej të përjashtohej me karton të kuq pas ndërhyrjes në Juan Cuadradon në ndeshjen ndërmjet Juventusit dhe Atalantas.

Zonja e Vjetër nuk arriti më shumë se një barazim (1-1) ndaj La Dea, në takimin e të mërkurës mbrëma në Allianz Stadium. De Roon e ka publikuar një fotografi të Cristiano Ronaldos që huqi një penallti, ndërsa një tifoz i Juves i kishte komentuar duke i thënë se duhej të përjashtohej pas ndërhyrjes në futbollistin kolumbian. “Pajtohem. U vonova dhe ishte shumë e rëndë. Por, shpresoj që të kuptohet se nuk ishte e qëllimshme. I kërkoj falje Cuadrados”, ka shkruar ai.Në ndërkohë, edhe anësori i Juventusit ka reaguar në mënyrë pozitive në rrjetet sociale pas kësaj kërkimfaljeje. 

(Kosova Sot Online )