Dybala: Mendoja se Juventusi ishte një shaka!

  • S.A /
  • 18 December 2020 - 10:39
Dybala: Mendoja se Juventusi ishte një shaka!

Paulo Dybala tregon se si ai e pyeti agjentin e tij nëse po bënte shaka kur e informoi për interesin e Juventusit në vitin 2015 dhe zbulon se ai ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve me “zonjën e vjetër”.

Argjentinasi iu përgjigj pyetjeve të disa tifozëve të rinj në një intervistë të organizuar nga skuadra e Juventusit.

Dybala iu bashkua skuadrës italiane Juventus, në verën e vitit 2015, që nga ajo kohë ai numëron 241 ndeshje të luajtura dhe ka kontribuar me 97 gola dhe 38 asistime.

“Kam jetuar shumë momente të këndshme me Juventusin, kam shënuar golin tim të parë në debutim. Mbërritja në Juventus dhe veshja e kësaj fanelle për herë të parë, duke u prezantuar si lojtar i Juves, ishte me të vërtetë unike. Synimet e radhës janë shumë, i pari është Super Kupa kundër Napolit”.

“Kur më ka njoftuar për Juventusin, unë menjëherë pyeta nëse ishte një shaka. Kishte ekipe të tjera që kishin kontaktuar me mua, por unë menjëherë i thashë agjentit tim të mbyllte thirrjet e tjera dhe të dëgjoja vetëm Juventusin”.

“Unë ëndërroj të fitoj Ligën e Kampionëve me Juventusin dhe Kupën e Botës me Argjentinën, është e vështirë, por…”

“Më pëlqente shumë Ronaldinho për mënyrën se si ai jetoi futbollin dhe për gëzimin e tij në fushë. Ai bënte gjëra të mahnitshme me thjeshtësi”, shtoi ai.

Kohëve të fundit argjentinasi është i lidhur me një largim të mundshëm nga “zonja e vjetër”, për të interesohen skuadra si Bayern Munich, Manchester United dhe PSG. 

(Kosova Sot Online )