Shpend Ahmeti ka ndarë grante nga buxheti i komunës për bizneset që merreshin me prostitucion, të hetohet nga prokuroria dhe ndëshkohet për skandalin

Shpend Ahmeti ka ndarë grante nga buxheti i komunës për bizneset që merreshin me prostitucion, të hetohet nga prokuroria dhe ndëshkohet për skandalin
Shpend Ahmeti ka ndarë grante nga buxheti i komunës për bizneset që merreshin me prostitucion, të hetohet nga prokuroria dhe ndëshkohet për skandalin

Dardan Grapci

  • 18 December 2020 - 07:34

Shkruan: Dardan Grapci

Kryetari i Prishtinës ka gabuar që nuk ka ndërmarr masa, kur është raportuar sidomos për 15 e më shumë qendra të masazheve që janë mbyllur nga policia për shkak se aty kryheshin edhe vepra të prostitucionit që të u jap ndihmë financiare këtyre qendrave përmes granteve dhe që i ka lejuar të rihapen përsëri. Prandaj hetimet ndaj Shpend Ahmetit edhe atyre që qëndrojnë prapa kësaj skene kriminale e duhet të fillojnë, dhe të njëjtit të ndëshkohen sa më shpejte, ndryshe ky lloje biznesi i fshehur nga qendrat e masazheve do të vazhdoj përsëri edhe pas pandemisë.

-Nuk është hera e parë që Shpend Ahmeti po rrëshqet në skandale, sidomos tani në kohen e pandemisë ku të gjithë e dimë se nga Marsi kur ish-Qeveria Kurti ka filluar me masat ekstreme për parandalimin e përhapjes së virusit ne Kosovë kanë ndodhë veprime të ndryshme. Gjatë kohës së mbylljeve të të gjitha bizneseve në Kosovë është ditur që shumë nga këto biznese do të mbyllen totalisht, për shkak të falimentimit dhe mos mundësisë së pagesës së qirasë së lokaleve, gjithashtu disa nga ata edhe janë ndihmuar nga Qeveria aktuale me shuma simbolike.

Por shumë biznese në Prishtinë patën filluar që të punojnë edhe gjatë pandemisë duke i kryer veprimet e tyre të punës natën, me rolete të mbyllura pa u vërejtur nga Policia dhe Inspektoriati Sanitar. Po më vjen shumë keq që këto biznese kanë hyrë në valle me Shpend Ahmetin, ku të gjithë e dinë se Shpendi kur dëshiron për ta bërë ndonjë lëshim nuk e bënë që të ju ndihmoje qytetarëve por edhe të përfiton vetë, fillimisht, për vete diçka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".