Superliga sjell përballjen e të parit me të dytin në fundjavë

  • S.A /
  • 18 December 2020 - 16:26
Superliga sjell përballjen e të parit me të dytin në fundjavë

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e nëntë e Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Pejës.

Vreshtarët ndodhen në vendin e dytë me gjashtë fitore dhe dy humbje, kurse pejanët në vendin e parë me shtatë fitore dhe një humbje, andaj kjo përballje pritet të jetë shumë interesante.

Duel mjaft interesant shihet edhe ai në mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit.

Prizrenasit kanë tre fitore dhe pesë humbje, kurse therandasit katër fitore dhe katër humbje.

Ponte Prizreni pasi mundi Golden Eagle Yllin do të mundohet të vazhdojë me rezultate pozitive, ku në këtë xhiro do të ndeshet me Vëllaznimin.

Prizrenasit kanë pesë fitore dhe tre humbje, kurse kuqezinjtë tre fitore dhe pesë humbje.

Trepça-Sigal Prishtina janë rivalët e vjetër të basketbollit të Kosovës, që do të ndeshen në një duel interesant, sepse të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe gjashtë humbje, duke u renditur në fundin e renditjes.

Prince Caffe Superliga – Java 9

E shtunë

15:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli

17:00 Rahoveci – Peja

E diel

15:00 Ponte Prizreni – Vëllaznimi

17:00 Trepça – Sigal Prishtina.

(Kosova Sot Online )