Këta janë Lojtarët të cilët janë duke e humbur besimin e Koemanit

  • S.A /
  • 21 December 2020 - 12:48
Këta janë Lojtarët të cilët janë duke e humbur besimin e Koemanit

Barcelona e Ronald Koemanit është duke hasur në vështirësi të mëdha, për shkak të rezultateve zhgënjyese pas çdo dy ose tri paraqitjeve të mira.

Kundër Valencias, Barcelona kishte shanse për të siguruar fitoren e tretë radhazi, por dështoi përsëri dhe disa lojtarë kanë filluar të humbin besimin e trajnerit, sipas gazetës spanjolle MARCA.

Listës së lojtarëve të cilët e kanë humbur besimin e trajnerit holandez së fundmi iu është bashkuar edhe francezi Clement Lenglet, i cili ishte një lojtar kyç së bashku me Gerard Pique në vijën e mbrojtjes, por që tani janë duke u zëvendësuar nga dyshja e Barcelonës B, Oscar Mingueza dhe Ronald Araujo.

Ndërsa së fundmi është rikthyer edhe Samuel Umtiti, i cili ka marrë dritën e gjelbër nga stafi mjekësor por që trajneri preferoi të luante me të rinjtë.

Lojtarët e tjerë të cilët e kanë humbur besimin e trajnerit janë: Philippe Coutinho, Miralem Pjanic, Riqui Puig, Trincao, ndërsa Antoine Griezmann , Sergio Busquets dhe Martin Braithwaite janë duke zhgënjyer me paraqitjet e tyre dhe që së shpejti mund t’i bashkohen listës.

(Kosova Sot Online )