Politika dhe drejtësia e lidhur me krimin e organizuar po i vrasin shpresat e qytetarëve

Politika dhe drejtësia e lidhur me krimin e organizuar po i vrasin shpresat e qytetarëve

Gani Qarri

  • 21 December 2020 - 13:12

Shkruan: Gani Qarri

Ky vit i krizës së rëndë, në të cilin qytetarët e lënë në mëshirë të fatit, në një vend ku nuk funksionon prokuroria as gjyqësia dhe mezi po mbijetojnë, ndërsa prokurorët, gjyqtarët dhe pushtetarët e kriminalizuar trashin milionat e tyre, do të jetë edhe një stimulim tjetër negativ për humbjen e besimit total të rinisë në këto institucione mafioze, dhe rritjen e tendencës për largim jashtë shtetit, në momentin e parë që mund të stabilizohet sadopak gjendja pandemike dhe eventualisht të liberalizohet lëvizja e lirë, qoftë me zbutjen e kufizimeve ndaj pandemisë, apo edhe me ndonjë befasi të vendimit për liberalizim vizash në vitin vijues.

-Për shkak të mosfunksionimit ligjor të prokurorisë dhe gjyqësisë së vendit, mungesës totale të shtetit të së drejtës dhe lidhjen e papenguar të politikës me krimin e organizuar, të cilat ka vite që nuk ndiqen, as hetohen nga askush, sikur Kosova të mos kishte fare sistem prokurorial as të drejtësisë, për gjendjen e cila po e vret komplet shpresën e të rinjve dhe qytetarëve të vendit, përgjegjësinë kryesore, nuk e mbanë më vetëm politika e degjeneruar, por vet kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi si dhe i gjithë sistemi jofunksional i drejtësisë.

Për gjendjen e rëndë të mos sundimit të ligjit ,tash e sa vite në vend, kryeprokurorin dhe sejmenët e tij, të katapultuar në pozita kaq të larta shtetërore pa asnjë mërit, herët a vonë do ti gjejë fati i mentorëve të tyre Hashim Thaçi & Co dhe do të dërgohen me duar të lidhura në pranga, prapa grilave, për moskryerjen e detyrave sipas obligimeve ligjore, kooketimin me politikanët e inkriminuar, mos arsyetimin e funksioneve institucionale që padrejtësisht mbajnë dhe mos arsyeshmërinë e pagës që marrin nga gjepi i varfër i qytetarëve të Kosovës, pa i plotësuar asnjëherë me punë as me vepra, detyrat ligjore për të cilat janë angazhuar nga shteti.

Për aq më tepër, në një vend të varfër e me papunësi ndër më të mëdhatë në rajon e më gjerë, me kufij të mbyllur e në izolim pothuajse të plotë nga e gjithë bota, shkaku i mosveprimit të krye prokurorisë dhe gjyqësisë mafioze, politikanëve të inkriminuar të lidhur këmbë e krye me korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe shpresës së humbur për fuqizimin e shtetit të së drejtës, në prokurorinë dhe gjyqësinë inekzistente të vendit, edhe ky vit që po e lëmë pas, vazhdon të jetë ndër më të rëndit, për qytetarët e Kosovës, jo vetëm si pasojë e pandemisë, por më tepër shkaku i mosveprimit të sistemit të drejtësisë dhe ligjit, politikës së pa përgjegjshme dhe politikanëve të kriminalizuar që në vijimësi prodhojnë kriza të pariparueshme institucionale, duke ua vështirësuar edhe më tepër jetën, njerëzve në këtë vend.

Madje pikërisht për shkak të mosveprimit të sistemit të stër korruptuar prokurorial dhe gjyqësor dhe aventurave të koalicionit aktual të zgjedhjeve, me oferta mashtruese, nga po këta bashibozuk, po e lëmë mbrapa edhe një vit shumë të vështirë dhe edhe më tepër degradues në secilin aspekt për shoqërinë dhe për gjithë shtetin tonë, sepse vendi po dominohet nga një prokurori dhe gjyqësi, tërësisht jo efektive e mafioze dhe udhëhiqet nga qeveria e shpresave të rreme, të cilët në luftë për të ardhur me çdo mënyrë në pushtet, edhe pa i fituar asnjëherë zgjedhjet, vetëm hallin e ligjit, shtetit dhe qytetarëve të këtij vendi, nuk e kanë, përderisa në vend të veprimit për vendosjen e rendit dhe të ligjit në vend, me ta bashkëpunojnë hapur prokuroria dhe gjyqësia e kriminalizuar.

Por duke pasur parasysh faktin se BE, tash e sa vite kërkon publikisht funksionimin efektiv të sistemit të drejtësisë, dhe vendosjen e rendit e të ligjit në vend, siç është parë nga përvoja e deritanishme me kryeprokuror si Aleksandër Lumezi, sistemin e tanishëm mafioz e jofunksional të drejtësisë dhe politikan të kriminalizuar në krye të shtetit, siç i kemi aktualisht, nëse nuk shkarkohen dhe dërgohen që të gjithë në burg, fatkeqësisht mbetet pothuajse krejt e pabesueshme, që së shpejti të ndodhë liberalizimi i vizave edhe për Kosovën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".