Interi dhe Juventusi në të njëjtin nivel, sipas trajnerit të Italisë

  • S.A /
  • 22 December 2020 - 09:36
Interi dhe Juventusi në të njëjtin nivel, sipas trajnerit të Italisë

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, beson se Juventusi dhe Interi janë në një nivel dhe se Serie A është garë shumë e mirë këtë sezon.

Mancini foli për garën për titull në Itali gjatë një konference për media të hënën.

Derisa Milani vazhdon të jetë lider i pamposhtur befasisht, Interi e ndjek nga pas me vetëm një pikë më pak, ndërsa Juventusi renditet i treti.

“Është kampionat shumë i mirë, me shumë ekipe që janë afër njëra-tjetrës me pikë. Juventusi mbetet shumë i fortë, Milani po bën mirë, Napoli po kalon nëpër një sezon të mirë njëlloj si Roma”, tha Mancini.

“Lazio po kthehet në binarë dhe Ciro Immobile po shënon gola të jashtëzakonshëm. Është sezon drithërues, gjë që është mirë për të gjithë”.

“Juventusi është ekipi më i mirë, por Interi është në të njëjtin nivel pak a shumë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )