Zinedine Zidane ndihet i bezdisur nga Ronald Koeman

  • S.A /
  • 22 December 2020 - 16:11
Zinedine Zidane ndihet i bezdisur nga Ronald Koeman

Zinedine Zidane ka thënë se është ndier i bezdisur nga deklaratat e trajnerit të Barcelonës, Ronaldo Koeman, i cili kishte folur haptazi për paraqitjen e gjyqtarit në fitoren e Real Madridit 3:1 kundër Eibarit të dielën mbrëma.

Gjatë asaj ndeshje ndodhi një incident kontrovers, kur goditja e topit me kokë nga Yoshinori Muto u devijua nga bërryli i Sergio Ramosit brenda zonës.

Duke folur në një konferencë për media të nesërmen, Koeman kishte thënë se gjyqtari është dashur të jepte penallti në favor të Eibarit për prekje të topit me dorë nga Ramos

Trajneri i Realit Zidane është pyetur për këtë dhe nuk e ka fshehur pakënaqësinë me deklaratën e homologut të vet.

“Më pengon kjo sepse unë kurrë nuk përfshihem në debat për gjyqtarët”, tha Zidane të martën kur u pyet për komentet e Koemanit.

“Gjyqtarët janë pjesë të lojës. Ata mund të bëjnë gabime, si lojtarët dhe të gjithë ne në jetë. Për shkak të respektit për deklaratat e Koeman, nuk po them asgjë. Po mendoj për lojën e nesërme (kundër Granada)”, shtoi ai.

“Është e bezdisshme të flasësh për këtë. Ne jemi të interesuar në ndeshjen e nesërme. Duhet të përqendrohemi”.

(Kosova Sot Online )