Lexoni edhe:
Shteti po plaçkitet ku janë policia dhe prokuroria?
Mauricio Pochettino është pranë emërimit trajner i Paris Saint-Germain, pas shkarkimit të trajnerit të deritanishëm Thomas Tuchel.
PSG-ja e shkarkoi sot trajnerin gjerman Tuchel, pas pakënaqësive me punën e tij dhe pritet ta zëvendësojë atë me një top trajner.
Ish-trajneri i Tottenhamit është i papunë dhe ka qenë në bisedime me drejtorin e PSG-së, Leonardo, në javët e fundit.
Shteti po plaçkitet ku janë policia dhe prokuroria? Lexoni edhe:
Sipas ekspertit të afatit kalimtar të futbollistëve dhe trajnerëve, Fabrizio Romano, Pochettino do të emërohet trajner i PSG-së në orët në vazhdim, sapo të zgjidhen detajet e fundit.
Në listën e PSG-së thuhet të jenë edhe Max Allegri dhe Thiago Motta.
(Kosova Sot Online )