Milani po e mbizotëron futbollin italian në vitin 2020

  • S.A /
  • 24 December 2020 - 13:28
Milani po e mbizotëron futbollin italian në vitin 2020

Milan e ka mbizotëruar Serinë A gjatë këtij viti kalendarik duke i grumbulluar 79 pikë në 35 ndeshje.

Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, ka ndihmuar në ngritjen e skuadrës së Milanit në krye të futbollit italian në vitin 2020.

Nëse merren parasysh vetëm pikët e fituara në vitin e fundit kalendarik, kuqezinjtë janë gjashtë pikë larg rivalëve të tyre lokal, Inter.

Më poshtë do të gjeni renditjen që merr parasysh pikët e fituara në Serie A gjatë vitit kalendarik në vitin 2020. (Lojërat e luajtura janë në kllapa)

Tabela e Serisë A për vitin 2020

79 – pikë (35) Milano

73 – pikë (35) Inter

69 – pikë (34) Atalanta

68 – pikë (35) Juventus

63  – pikë (35) Napoli

63  – pikë (36) Lazio

62  – pikë (35) Roma

58  – pikë (35) Sassuolo

50  – pikë (36) Hellas Verona

46  – pikë (35) Fiorentina

44  – pikë (35) Sampdoria

42  – pikë (34) Udineze

40  – pikë (35) Bolonga

38  – pikë (35) Genova

36  – pikë (35) Parma

30  – pikë (35) Cagliari

27  – pikë (35) Torino

Milan tani gjendet në vendin e parë me 34 pikë të grumbulluara, vetëm një pikë më shumë se sa rivali lokal, Inter.

(Kosova Sot Online )