Policia e liron yllin e Tottenhamit

  • S.A /
  • 24 December 2020 - 16:44
Policia e liron yllin e Tottenhamit

Mbrojtësi i Tottenhamit, Danny Rose, është liruar nga paraburgimi por hetimet ndaj tij do të vazhdojnë, pasi ishte arrestuar të mërkurën në mëngjes nën dyshimin për vozitje të rrezikshme.

Rose u arrestua dhe u mbajt përkohësisht në stacionin policor të Northamptonshire, në qytetin anglez, pasi ishte përplasur me makinë në autostradën A45.

Policia në Northamptonshire ka konfirmuar se Rose ishte arrestuar të mërkurën në orën 4 të mëngjesit.

“Mund të konfirmojmë se një 30-vjeçar u arrestua nën dyshimin për vozitje të rrezikshme në A45 në Northampton, pak para orës 4 të mëngjesit”, ka thënë policia angleze.

Rose u lirua sot dhe hetimet ndaj tij do të vazhdojnë.

Trajneri Jose Mourinho e ka lënë mbrojtësin e majtë jashtë skuadrës së vet për çdo garë këtë sezon.

Ai e kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te Neëcastle por kur u kthye në Tottenham nuk iu dha numri i fanellës në ekip për sezonin e ri.

Ai nuk u përfshirë nga Mourinho në listën e ekipit për ndeshjet e Premierligës dhe Ligës së Evropës.

(Kosova Sot Online )