Arsenali e gjen zëvendësuesin e Bellerin që pritet të largohet, ofertë për Lamptey

  • S.A /
  • 28 December 2020 - 14:51
Arsenali e gjen zëvendësuesin e Bellerin që pritet të largohet, ofertë për Lamptey

 

Mbrojtësi i djathtë, Hector Bellerin pritet të largohet nga Arsenali pas një kohe të gjatë në Londër.

Spanjolli pritet të rikthehet te Barcelona dhe Arsenali tanimë ka menduar për zëvendësimin e tij. Topçinjtë janë duke tentuar të nënshkruajnë me talentin anglez, Tariq Lamptey që ka shkëlqyer me Brightonin.

20-vjeçari është duke luajtur në nivele të larta dhe këtë edicion në 11 ndeshje ka shënuar një gol dhe ka bërë tre asistime.

Mediat angleze kanë raportuar se Topçinjtë kanë ofruar 30 milionë euro për transferimin e mbrojtësit anësorë.

Gjithsesi londinezët nuk do ta kenë aspak lehtë nënshkrimin me mbrojtësin, pasi në garë për të janë edhe skuadra të tjera. Manchester City, Bayern Munich, Chelsea dhe Atletico Madrid gjithashtu kanë shfaqur interesim për talentin anglez.

Lamptey ka dalë nga akademia e Chelseat dhe në edicionin e tij të parë në Ligën Premier ka shkëlqyer.

(Kosova Sot Online )