Reagimi brilant i Bruno Fernandesit në golin triumfues të shënuar nga Rashford

  • S.A /
  • 30 December 2020 - 09:10
Reagimi brilant i Bruno Fernandesit në golin triumfues të shënuar nga Rashford

Tifozët e Manchester Unitedit do të adhurojnë reagimin e Bruno Fernandesit në golin triumfues të shënuar nga Marcus Rashford ndaj Wolvesit.

Djajtë e Kuq triumfuan ndaj Ujqve me rezultat 1-0, për të marrë tri pikë të arta për t’u renditur kështu në vendin e dytë me dy pikë më pak se Liverpooli që është lider.

Përballja e mbrëmshme ishte tensionuese, pas Unitedi kërkonte me ngulm fitoren, derisa Rashford shënoi golin e fitores në minutën e 90+4.

Anglezi e kreu të gjithë punën i vetëm, e që kështu ia siguroi tri pikë skuadrës së tij, për të afruar gjasat e tyre që të luftojnë për trofe.

Bruno Fernandes e ka festuar si çmendur këtë gol, duke ditur për rëndësinë që kishte ajo e që tifozët e Unitedit do ta adhurojnë me gjasë këtë festim.

(Kosova Sot Online )