Coutinho do të operohet, mund të mungojë disa muaj

  • S.A /
  • 30 December 2020 - 14:35
Coutinho do të operohet, mund të mungojë disa muaj

Coutinho do të operohet, mund të mungojë disa muaj

Philippe Coutinho do t’i nënshtrohet një operacioni artroskopik për ta mësuar shkallën e dëmtimin në gjurin e majtë dhe rrezikon të mungojë disa muaj, ka konfirmuar  Barcelona.

Përfaqësuesi i Brazilit u detyrua ta braktisë fushën e lojës rreth 10 minuta parafundit në barazimin zhgënjyes të Barcelonës 1:1 me Eibarin të martën në Camp Nou

Ai e lëndoi gjurin dhe e la fushën duke çaluar.

Vlerësimet fillestare mjekësore sugjerojnë se ai mund të mungojë gjatë dhe Barça konfirmoi sot se ai e ka dëmtuar meniskusin anësor dhe si pasojë do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike.

Në një komunikatë për media, Barcelona tha: “Testet e kryera sot ndaj lojtarit të ekipit të parë Philippe Coutinho tregojnë se mesfushori e ka pësuar një lëndim në meniskusin anësor të gjurit të majtë. Ai do t’i nënshtrohet operacionit artroskopik në ditët në vazhdim”.

Mungesa e gjatë e Coutinhos do t’i shkaktojë kokëçarje shtesë trajnerit Ronald Koeman, i cili po përballet edhe me mungesat të tjera si Ansu Fati, Sergi Roberto dhe Gerard Pique.

(Kosova  Sot Online )