AJ – Fury, kush do ta pushtojë botën e boksit sipas ekspertëve?

  • S.A /
  • 30 December 2020 - 15:20
AJ – Fury, kush do ta pushtojë botën e boksit sipas ekspertëve?

Anthony Joshua kundër Tyson Furyt pritet të ketë vëmendjen më të madhe për vitin 2021, në rast se arrihet marrëveshja zyrtare që të boksojnë mes tyre.

Ekspertët e boksit kanë analizuar të dy boksierët dhe se kund mund të triumfojë në duelin që do e përcaktonte më të mirin në botë. Në këtë meç janë në pyetje të gjithë titujt e peshave të rënda, me dyshen britanike që i kanë nën pronësi.Por, kush do të fitojë titujt si WBC, WBA, IBF dhe WBO? Ekspertët e Sky Sport i analizojnë rrethanat:

Carl Froch

Unë mendoj se mënyra e vetme që Anthony Joshua mund të fitojë këtë luftë është ndalja. Ai nuk mund ta kalojë Fury, i cili është shumë i mirë në distancë. Ai hedh grushte nga të gjitha këndet dhe është shumë vështirë.

Por, Joshua është një medalist i artë olimpik me baza të forta dhe ai ka goditje të kombinuara me agresion të vërtetë. Nëse ai prodhon të njëjtin instinkt përfundimi që është treguar në luftimet e kaluara, atëherë ai mund ta mundë Furyn.

(Kosova Sot Online )