Modric pranon ta vazhdojë kontratën me Real Madridin, Ramos dhe Vazquez refuzojnë

  • S.A /
  • 05 January 2021 - 14:57
Modric pranon ta vazhdojë kontratën me Real Madridin, Ramos dhe Vazquez refuzojnë

Nga treshja Ramos, Modric dhe Lucas, vetëm mesfushori kroat ka pranuar ta ripërtërijë marrëveshjen me Real Madridin për edhe një vit tjetër.

Modricit nuk i ka penguar ulja e pagës për të qëndruar në Santiago Bernabeu për edhe një vit tjetër.

Sipas mediave spanjolle, e ardhmja e kapitenit Sergio Ramos dhe Lucas Vazquezit mbetet ende e pasigurt.

Ata nuk kanë pranuar t’i vazhdojë marrëveshjet me klubin deri në verën e vitit 2022.

Të treve iu mbarojnë marrëveshjet me klubin në verën e këtij viti, por Modric ka pranuar ta zgjasë atë për edhe një vit tjetër.

Mesfushori 35-vjeçar ka pranuar që t’i zbritet paga për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Kjo pasi dëshira e vetme e Modricit ka qenë të mbetet në Bernabeu.

(Kosova Sot Online )