Mourinho zotohet se do t’ia sjellë Tottenhamit trofeun e parë pas 13 vjetëve pritje

  • S.A /
  • 06 January 2021 - 09:43
Mourinho zotohet se do t’ia sjellë Tottenhamit trofeun e parë pas 13 vjetëve pritje

ose Mourinho është zotuar se do t’ia sigurojë Tottenhamit trofeun e parë pas plot 13 vjetëve, pasi e udhëhoqi atë drejt finales së Carabao Cup të martën.

Golat nga Moussa Sissoko dhe Son Heung-Min ia siguruan fitoren Tottenhamit kundër Brentfordit dhe rrjedhimisht një vend në finalen e Wembley, ku Mourinho do të përpiqet ta fitojë trofeun për herë të pestë në karrierën e tij si trajner.

Në gjysmëfinalen tjetër që do të zhvillohet sot, takohen rivalët Manchester United kundër Manchester City.

Trofeu i fundit që Tottenhami e fitoi ishte kupa e ligës më 2018, por Mourinho e ka fituar këtë garë më shumë se çdo kush tjetër dhe asnjë trajner tjetër nuk ka më shumë triumfe se portugezi, i cili i ka katër

Portugezi e synon edhe një trofe tjetër në këtë garë për ta nisur një periudhë suksesi me Tottenhamin.

“Erdha në Angli më 2004 dhe e mbaj në mend se në atë periudhë m’u desh ta mësoja kuptimin e kupave këtu dhe e mora seriozisht”, tha Mourinho.

“Nëse ka ndonjë fshehtësi atëherë është serioziteti në këtë garë, respektimi i klubeve angleze dhe respektimi i klubeve nga nivelet më të ulëta të garave”.

Ai shtoi: “Nëse e shikon kush e ka fituar këtë garë, e kupton se klubet e mëdha e duan këtë trofe.”

(Kosova Sot Online )