Pioli pas humbjes kundër Juventusit: Milani pretendent për titull në Serie A

  • S.A /
  • 07 January 2021 - 09:43
Pioli pas humbjes kundër Juventusit: Milani pretendent për titull në Serie A

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, këmbëngul se Milani e ka dëshmuar se është pretendent për titull në Serie A, pavarësisht se u mposht nga Juventusit 3:1 të mërkurën.

Kampioni italian ia ndërpreu Milanit ecurinë prej 27 ndeshjeve pa humbje në ligë, pasi kjo ishte disfata e parë për kuqezinjtë që prej 8 marsit 2020.

Pirlo shpjegon sesi Juventusi i tij ia shkaktoi humbjen e parë Milanit pas gati një viti

Megjithëse u mund, Milani vijon të jetë lider në tabelës e Serie A, për shkak se Interi dështoi ta shfrytëzojë mundësinë për ta marrë kreun duke e humbur 2:1 duelin e djeshëm me Sampdorian.  

“Ne duhet t’ia heqim kapelën kundërshtarit tonë sot”, tha Pioli.

“Ne e bëmë atë që duhej ta bënim, krijuam shanse dhe pashmangshëm e lejuam kundërshtarin të krijonte, por pasi e gjetëm vetëm në disavantazh për herë të dytë, ishte e vështirë të ktheheshim në lojë”, shtoi ai.

Milanit i munguan Zlatan Ibrahimovic, Ismael Bennacer, Sandro Tonali, Alexis Saelemaekers dhe Matteo Gabbia shkaku i lëndimeve, si dhe Ante Rebic e Rade Krunic shkaku i infektimit me COVID-19.

I pyetur nga analisti i Sky Sports, Fabio Cabello, nëse Milani është pretendent për titull, Pioli tha: “Edhe unë jam i bindur se duhet të jemi ambicioz. Duhet të largohemi sonte duke besuar se mund të luftojmë deri në fund”. 

(Kosova Sot Online )