Pirlo shpjegon sesi Juventusi i tij ia shkaktoi humbjen e parë Milanit pas gati një viti

  • S.A /
  • 07 January 2021 - 10:04
Pirlo shpjegon sesi Juventusi i tij ia shkaktoi humbjen e parë Milanit pas gati një viti

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka shpjeguar se skuadra e tij ia doli t’ia shkaktojë Milanit disfatën e parë pas 27 ndeshjeve pa humbje duke e vendosur Federico Chiesan kundër Theo Hernandezit dhe falë shpirtit ekipor.

Juventusi e mundi 3:1 Milanin në San Siro, falë dy golave nga Chiesa dhe nj Weston McKenni një herë të mërkurën mbrëma.

Derisa Juventusit po i mungonin Juan Cuadrado, Alex Sandro dhe Alvaro Morata, kuqezinjtë ishin më të mangët në këtë aspekt.

Trajneri Stefano Pioli nuk mundi të llogariste në Zlatan Ibrahimovic, Ismael Bennacer, Sandro Tonali, Alexis Saelemaekers dhe Matteo Gabbia shkaku i lëndimeve, si dhe Ante Rebic e Rade Krunic shkaku i infektimit me COVID-19.

“Gjëja e rëndësishme ishte ky shpirt ekipor i cili dëshiron të jetë në kontroll, veçanërisht ndaj liderit të Serie A në fushën e tij”, tha Pirlo.

Pika kyçe taktike e Pirlos ishte vendosja e Chiesas kundër Hernandezit.

“Ideja ishte t’i bënim atij presion tërë kohën dhe të mos e lejonim të vinte përpara lirshëm siç bënë shpesh. Ne e blemë Chiesan sepse ia është në gjendje t’i driblojë kundërshtarët në sulm”, shtoi Pirlo.

(Kosova Sot Online )