Derbi “i zjarrtë” lokal në Superligën e basketbollit

  • S.A /
  • 07 January 2021 - 15:38
Derbi “i zjarrtë” lokal në Superligën e basketbollit

Sot do të zhvillohen dy ndeshje të tjera të xhiros së 13-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Fokusi i të gjithëve do të jetë tek derbi lokal në mes të Bashkimit dhe Ponte Prizrenit.

Të dyja skuadrat janë në formë shumë të mirë.

Bashkimi i ka gjashtë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Ponte Prizreni nëntë fitore dhe tri humbje.

Andaj, kjo pritet të jetë një ndeshje e paparashikueshme dhe me plot emocione.

Ndërkohë, dueli tjetër i sotëm është ai në mes të Trepçës me Rahovecin.

Mitrovicasit i kanë bërë disa ndryshime në skuadër dhe synojnë rezultat pozitiv, derisa “Vreshtarët” kanë synime të mëdha në këtë edicion.

“Xehetarët” i kanë dy fitore dhe dhjetë humbje, kurse rahovecasit nëntë fitore dhe tri humbje.

Të dyja ndeshjet do të fillojnë në orën 15:00.

(Kosova Sot Online )