Lexoni edhe:
Tentativa e kontrabandimit të shpejtë të një shefi të ri të AKI-së nga Avdullah Hoti është shkelje e rendë kushtetuese
Shkruan: Faik Krasniqi
Edhe pasardhësi i tij Enver Hoxhaj ka filluar me premtime të gënjeshtrave sikurse shefi i tij. Për vota janë në gjendje të bëjnë çmos. Edhe të luajnë rolin e idiotit. Por është e kotë. Le të gënjejnë çfarë të duan. Zgjedhjet do të mbahen së shpejti. Mllefi ndaj tyre është i madh. Sa më shumë të gënjejnë aq më keq për ta. Elektorati do i ndëshkoje keq këta hajna dhe mashtrues!
-Jemi në fushatë elektorale. Se çfarë thonë partitë politike nuk bënë të besojmë. E aq më pak atyre që kanë qenë në pushtet në këto 22 vite të pasluftës. Në këtë gjendje të mjerueshme jemi falë tyre. Ish presidenti Thaçi ka manipuluar me vite të tëra me shqiptarët e Kosovës Lindore. U premtonte që së shpejti këto tre komuna do t‘i bashkohen Kosovës, pa i dhënë asgjë Serbisë. Mashtrues tipik. Madje shqiptarët e asaj pjese filluan ta simpatizojnë me të madhe për ato premtime të gënjeshtrave që i bënte. Edhe pasardhësi i tij Enver Hoxhaj ka filluar me premtime të gënjeshtrave sikurse shefi i tij. Për vota janë në gjendje të bëjnë çmos.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".