Grealish kushton 100 milionë euro

  • S.A /
  • 07 January 2021 - 15:40
Grealish kushton 100 milionë euro

Manchester United duhet ta paguajë këtë shumë të majme nëse e do në ekip futbollistin e Aston Villës

Aston Villa e ka vendosur çmimin e yllit të saj, Jack Grealish.

Sipas mediave britanike, mesfushori ofanziv kushton hiç më pak se 100 milionë euro.

Interesimin më serioz për 25 vjeçarin e ka shprehur Manchester United.

Por, “Djajtë e Kuq” duhet të shpenzojnë para të majme nëse e duan në ekip përfaqësuesin anglez.

Grealish së fundmi e ka nënshkruar kontratën e re me klubin nga Birminghami dhe vlera e tij me këtë rast është rritur.

United e donin lojtarin edhe verën e kaluar, por në fund e transferuan holandezin Donny van de Beek.

Klubi nga “Old Trafford” do të tentojë sërish për ta transferuar Grealishin verën që vjen.

(Kosova Sot Online )