Koeman i beson Dembeles

  • S.A /
  • 08 January 2021 - 16:16
Koeman i beson Dembeles

Dembele do të vazhdojë ta veshë fanellën e Barcelonës.

Ousmane Dembele është në planet e Ronald Koeman.

Gjatë verës që lamë pas ishte afër largimit nga ‘Camp Nou’, por sot Dembele e ka bindur Koemanin për të vazhduar ndoshta edhe shumë vite ne Barça.

“Dembele nuk ka pasur shumë fat me lëndime. Është e komplikuar gjithmonë sepse duhet të rikuperohesh dhe të luash përsëri. E vështirë për të arritur në nivelin tënd. Ka shumë kualitete si lojtar, por fizikisht duhet të jetë më mirë. Shpresoj të vazhdojë kështu sepse po stërvitet mirë. Ka besim në vetvete dhe ka gjëra tjera nga Griezmann, Messi, Trincao…më pëlqen si lojtar. Mund të luajë në të dy krahët, ka cilësi një kundër një…”, u shpreh Koeman.

Dembele është pjesë e Barcelonës që nga viti 2017, ka bërë vetëm 89 paraqitje, ka shënuar 24 gola. 

(Kosova Sot Online )