Drenica përforcohet edhe me dy futbollistë tjerë

  • S.A /
  • 08 January 2021 - 16:19
Drenica përforcohet edhe me dy futbollistë tjerë

Pasi njoftoi dje dy transferime të mëdha, FC Drenica sot ka zyrtarizuar edhe fy futbollistë tjerë, duke e çuar numrin e të transferuarve në pesë, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Fjala është për sulmuesin vendas, Kreshnik Uka, i cili ka ardhur në formë huazimi për 6 muaj nga FC Prishtina, me mundësi vazhdimi dhe Dardan Rogova, i cili vjen nga klubi i Vëllaznimit.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi përmes një postimi në faqe. Drenica gjendet në një pozitë të vështirë këtë edicion, teksa renditet në vendin e parafundit me 19 pikë, kurse me përforcimet e reja kërkon të vazhdojë aventurën në Superligë edhe për një edicon tjetër. 

(Kosova Sot Online )