Njëherë i frikësoi, tani i qetësoi

  • E.K /
  • 09 January 2021 - 15:38
Njëherë i frikësoi, tani i qetësoi

Pas eliminimit të Atletico Madrid nga Kupa e Mbretit nga modestët e Cornellas në Spanjë qarkulluan zëra për një largim të Diego Simoenes pas 10 vitesh nga stoli i Los Colchoneros.

Por të hedhur poshtë këto aludime dhe për të qetësuar të gjithë tifozët e Atleticos ka menduar vetë trajneri argjentinas i cili në një intervistë ka hedhur poshtë zërat për një lamtumirë të tij të parakohëshme nga stoli i Los Colchoneros duke nënvizuar se marrëdhëniet e tij me drejtuesit e klubit janë në sintoni të plotë.

Simeone ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2022 por gjasat janë që ai të rinovojë gjatë muajve në vazhdim.

(Kosova Sot Online)