Milot Rashica ende nuk është gati

  • E.K /
  • 09 January 2021 - 15:41
Milot Rashica ende nuk është gati

Milot Rashica do të mungojë edhe kundër Bayer Leverkusen.

Ai nuk është as në stol për Werder Bremen, ani pse ditë më parë u rikthye në stërvitje me ekipin.

Rashica ka nevojë për më shumë stërvitje, para se të rikthehet të bëjë atë që ka bërë që nga dita e parë në Bundesliga.

Ai shpreson të gjejë sa më parë formën e dikurshme me qëllimin që në verë të gjejë skuadër të re. 

(Kosova Sot Online)