Xherdan Shaqiri, veprat tregojnë më shumë se fjalët

  • E.K /
  • 09 January 2021 - 16:08
Xherdan Shaqiri, veprat tregojnë më shumë se fjalët

Xherdan Shaqiri është rikthyer të jetë në qendër të vëmendjes dhe i rëndësishëm për Liverpoolin.

Edhe pse Jurgen Klopp i dha vetëm 30 minuta kundër Aston Villës në Kupë, Shaqa tregoi klasin dhe se është i gatshëm që nga tani e deri në fund të sezonit, të luajë më shumë të ndihmojë ‘Redsat’.

Ai dhuroi dy asiste me të hyrë në lojë në pjesën e dytë, në fitoren 4-1 të Liverpoolit.

Kjo bëri që tifozët ta mbështesin në rrjetet sociale dhe të marrë edhe lëvdata nga trajneri i tij pas ndeshjes, Jurgen Klopp.

Sido që të jetë, pa shumë fjalë për punën e mirë në fushë, Shaqa vendosi vetëm të mos thotë asgjë – vetëm të postojë një foto në rrjetet sociale, pas një nate magjike në “Villa Park”.

(Kosova Sot Online)