Te Milani janë optimistë për rinovimin e kontratave me dy yjet e skuadrës

  • E.K /
  • 10 January 2021 - 09:19
Te Milani janë optimistë për rinovimin e kontratave me dy yjet e skuadrës

Drejtori i Milanit, Frederic Massara është shprehur optimist për vazhdimin e kontratave të dy yjeve të klubit, Donnarumma dhe Calhanoglu.

Edhe Donnarumma edhe Calhanoglu kanë luajtur një rol vendimtar prë klubin në vitet e fundit, kurse te Milani presin që kjo të vazhdojë edhe më tej.

“Ne jemi të sigurt, po vazhdojmë një dialog të frytshëm me agjentët. Kemi dy profesionistë të jashtëzakonshëm që janë të përqendruar në ekip dhe nuk mendojnë për këto gjëra. Ne jemi të sigurt se do të kemi lajme pozitive sa më shpejt që të jetë e mundur” – u shpreh Massara.

Pas 17 xhirove, Milani prin në Serie A me 40 pikë, katër më pak se përcjellësi i parë, Interi që e zhvillon sot ndeshjen ndaj Romës. 

(Kosova Sot Online)