Qeveria Hoti u rrëzua me turp për të mos u kthyer më, nuk beson akoma që po ndëshkohet

Qeveria Hoti u rrëzua me turp për të mos u kthyer më, nuk beson akoma që po ndëshkohet
Qeveria Hoti u rrëzua me turp për të mos u kthyer më, nuk beson akoma që po ndëshkohet

Ragip Guraziu

  • 10 January 2021 - 07:48

Shkruan: Ragip Guraziu

Kryeministri Hoti po sillet sikur të jetë në mandat të plotë dhe po harron se mandati i tij ka qenë kundër kushtetues, madje edhe për vendimet që ka marr deri më tani, e të mos flasim, për vendimet që po i merr pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo mënyrë e sjelljes dëshmon më së miri se qëllimi është mashtrimi, zhvatja dhe mbetja sa më e gjatë në pushtet. Edhe Qeveria Hoti ishte vetëm një kopje e keqe e të gjithë qeverive të më parme, prandaj qytetarët e shohin të domosdoshëm largimin e saj më të shpejtë, sepse qytetarët e shtetit të Kosovës janë mësuan me këto qeveri, që nuk prodhuan asgjë të re veç se e gjunjëzuan Kosovën në dy gjunjë, e dobësuan akoma më shumë ekonomikisht dhe e sollën Serbinë në zemrën e Kosovës nëpërmes dialogut të mbrapshtë. Ka ardhur koha e ndryshimeve të thella dhe kjo praktikë e keq qeverisjes nuk duhet të kthehet më.

-Qeveria Hoti në ikje po koritet me veprimet ,planet e programe kopje e qeverive të deritanishme. Sa qesharake, Qeveria Hoti ka miratuar edhe Programin Legjislativ dhe Planin e Dokumenteve Strategjike për vitin 2021 Kjo është më shumë se lojë fëmijësh, është më shumë ëndërr për mbijetesë se sa realitet. Si mundë të merr vendime të tillë një qeveri në ikje e cila nuk do ta ketë kontinuitetin e vazhdimit të punës në vitin vijues, por do të kemi qeveri të re të dalë nga zgjedhje të reja, me plan dhe program krejtësisht ndryshe, të dizajnuar dhe akorduar nga partnerët e rijnë qeverisës, sipas interesave të tyre. Është lojë pa arbitrin , dhe veprim qesharak, vendimi i qeverisë Hoti në ikje, e cila ndonëse ka dështuar tërësisht në realizimin e planit dhe programit të punës për këtë vit, përfshirë këtu edhe planin legjislativ, ndonëse qeveri në ikje ka marr vendime për të cilat nuk është kompetente bënë plane për të vazhduar e punuar edhe në vitin 2021 e tutje.

Këtë veprim nuk do ta bënte asnjë kryeministër dhe kabinet qeveritar në një vend me traditë, në fazën kur i humbet mandati. Këto të gjitha si vendime me ndikim afatgjatë, në pritje për zbatim, janë vendime që i takojnë qeverisë në ardhje. Njeriu bëhet të flet në vetë dhe të pyes se çfarë logjike ka kjo kur vjen njoftimi nga kabineti Hoti, sipas të cilit thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen në të cilën ka miratuar Planin e Punës së Qeverisë për vitin 2021 dhe vendime tjera të fushave dhe përgjegjësive të tjera kushtetuese dhe ligjore. Qeveria në largim duhet të merret vetëm me çështje të situatës emergjente, kurse këtu thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës, ka miratuar Planin e Punës së Qeverisë për vitin 2021 dhe Planin Indikativ të Punës së Qeverisë për vitet 2022 dhe 2023.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".