Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi e nisin me fitoren Mastersin e Dohas

  • S.A /
  • 11 January 2021 - 11:17
Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi e nisin me fitoren Mastersin e Dohas

Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi i kanë fituar luftërat e para në Mastersin e Dohas, që është duke u mbajtur momentalisht.

Kampionia olimpike Kelmendi e mundi rumunen Andreea Chitu në rrethin e parë dhe do të përballet me polaken Perenc në rundin e dytë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kjo ishte lufta e parë e Kelmendit pas 14 muajve mungese.

Krasniqi, ndërkohë, e mundi sllovenen Marusa Stanger me ippon në rrethin e dytë, kategorinë deri në 48 kilogramë.

Ajo e kaloi pa luftë rrethin e parë.

Pas pak, misionin drejt medaljes e nis edhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Mastersi i Dohas është i rëndësishëm sepse u siguron garueseve edhe pikë olimpike, të cilat janë të nevojshme për ta siguruar pjesëmarrjen ne Lojërat Olimpike Tokio 2020.

(Kosova Sot Online )