Lexoni edhe:
Mos i votoni, refuzoni kandidatët mashtrues për kryeministër me slogane të rrejshme politike
Nora mposhtet në gjysmëfinale, do ta kërkojë të bronztën
Xhudistja pejane është mposhtur nga japonezja Tsukasa Yoshida, e cila fitoi me Ippon. Nora tash do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit
Nora Gjakova nuk ka arritur të kualifikohet për në finale të Mastersit të Dohas.
Xhudistja kosovare është mposhtur në gjysmëfinale nga japonezja Tsukasa Yoshida, duke mos e shfrytëzuar mundësinë që të luftojë për medalje të artë në këtë turne prestigjioz të xhudos.
Gjakova është dorëzuar përballë aziatikes duke humbur me Ippon.
Nora rrethin e parë të kategorisë 57 kilogramë e kaloi pa luftë, ndërsa në rundin e dytë e mundi xhudisten serbe Marica Perisic.
E në rrethin e tretë ajo e mundi francezen Helene Receveaux për të shkuar në gjysmëfinale, ku u ndal megjithatë.
Por, rrugëtimi i xhudistes pejane nuk merr fund këtu.
Ajo do ta kërkojë medaljen e bronztë në përballjen që do ta ketë me portugezen Telma Monteiro.
(Kosova Sot Online )