Prishtina – Drita, super-derbi i së tetës së finales së Kupës

  • S.A /
  • 11 January 2021 - 14:17
Prishtina – Drita, super-derbi i së tetës së finales së Kupës

Sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i së tetës së finales së Kupës së Kosovës në futboll. Dhe, në këtë fazë do të zhvillohet një super-derbi. Prishtina do të përballet me Dritën, në ndeshjen kryesore të së tetës së finales.

Gjithashtu, një duel tjetër interesant pritet të jetë edhe ai në mes të Llapit dhe Ballkanit.

Duel tjetër në mes të ekipeve të Superligës do të jetë edhe ai në mes të Arbërisë dhe Feronikelit.

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 10 shkurt.

Viteve të fundit, trofeu i Kupës së Kosovës është bërë më i çmueshëm dhe më i rëndësishëm për faktin se fituesi i këtij trofeu e siguron edhe pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

Çiftet e 1/8 së finales

A&N – Flamurtari

Llapi – Ballkani

Trepça ‘89 – Ferizaj

Drenica – Ulpiana

Dukagjini – 2 Korriku

Istogu – Gjilani

Prishtina – Drita

Arbëria – Feronikeli

(Kosova Sot Online )