54-vjeçari Miura nënshkruan kontratë me klubin e ligës elitare japoneze

  • S.A /
  • 11 January 2021 - 14:32
54-vjeçari Miura nënshkruan kontratë me klubin e ligës elitare japoneze

Kazuyoshi Miura, golashënuesi më i vjetër në futbollin profesionist në Japoni, do të vazhdojë të luajë edhe në moshën 54-vjeçare, pasi e ka zgjatur marrëveshjen me Yokohama FC për edhe një sezon, ka njoftuar klubi të hënën.

Miura, i cilësuar si “Mbreti Kazu” në Japoni, i mbush 54 vjet më 26 shkurt, një vit para se të nisë sezoni 2021 në J-League.

Ky do të jetë sezoni i tij i 17-të me klubin të cilit iu bashkua në vitin 2005.

(Kosova Sot Online )