Gentian Mezani në pritje të ofertave nga klubet

  • S.A /
  • 12 January 2021 - 13:54
Gentian Mezani në pritje të ofertave nga klubet

Më 30 nëntor të vitit të kaluar, Gentian Mezani ndërpreu bashkëpunimin me klubin e SC Gjilanit, duke e mbyllur aventurën prej një vit e gjysmë te klubi gjilanas.

Ai korri sukses të madh duke arritur objektivin e klubit, arritjen e garave evropiane, kurse deri në javët e fundit ishte në garë edhe për titullin e kampionit të Superligës.

Në një prononcim për medien , Mezani tha se momentalisht nuk ka oferta dhe nuk është në bisedime, por është I hapur për oferta.

“Në këto momente s’kam asnjë kontakt ose bisedë me ndonjë klub dhe s’kam asnjë ofertë” – u shpreh Mezani.

I pyetur se a është i hapur për oferta nga klubet, ai u përgjigj shkurtimisht: Sigurisht që po!

Mbetet të shihet se a do ta jetë Mezani pjesë e ndonjë klubi në stinorin pranveror. 

(Kosova Sot Online )