FFK konfirmon se ndeshja e Superkupës mes Dritës dhe Prishtinës luhet në Turqi

  • S.A /
  • 12 January 2021 - 16:15
FFK konfirmon se ndeshja e Superkupës mes Dritës dhe Prishtinës luhet në Turqi

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti sot mbledhjen e parë për vitin 2021, ku u diskutuan çështje të ndryshme.

KE diskutoi rreth përgatitjeve për fillimin e stinorit pranveror të garave, me konstatimin se përgatitjet e të gjitha organeve të FFK-së po rrjedhin sipas dinamikës së paraparë. Po ashtu, edhe klubet i kanë filluar përgatitjet e tyre në të gjitha segmentet, ku shihet një interesim i madh i tyre për prurjet e reja në skuadra.

Po ashtu, FFK konfirmoi edhe datën dhe vendin e zhvillimit të ndeshjes së Superkupës, ndërmjet kampiones në fuqi Dritës dhe fitueses së Kupës, Prishtinës, e cila ndeshje zakonisht i paraprin fillimit të edicionit të ri, por për shkaqe të pandemisë COVID-19 dhe orarit të ngjeshur të garave nuk kishte arritur të zhvillohej.

Me pëlqimin e të dyja klubeve u vendos që kjo ndeshje të zhvillohet në Antalia më 23 janar, duke pasur parasysh se në këtë periudhë kohore të dy klubet gjenden në përgatitje në Turqi.

KE shqyrtoi edhe mundësitë e përkrahjes financiare të klubeve para fillimit të stinorit pranveror, duke pasur parasysh gjendjen e vështirë të tyre për shkak të pandemisë dhe do të bëjë gjithçka që është në mundësitë e saj që sërish t’u del në krahë klubeve. 

(Kosova Sot Online )