Mastersi i Dohas: Loriana Kuka një fitore larg medaljes së bronztë

  • S.A /
  • 13 January 2021 - 15:07
Mastersi i Dohas: Loriana Kuka një fitore larg medaljes së bronztë

Mastersi i Dohas: Loriana Kuka një fitore larg medaljes së bronztë

Loriana Kuka është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë në Mastersin e Dohas, pasi e ka mposhtur xhudisten kubane Kalimea Antomarchi të mërkurën në repechage.

Xhudistja kosovare Kuka nuk hasi në vështirësi të mëdha për ta mundur kubanen në luftën gjysmëfinale për medaljen e tretë më të mirë në turneun e Katarit në kategorinë deri në 78 kilogramë.

23-vjeçarja nga Peja e hodhi në dysheme Kalimean dhe shënoi pikë ippon.

Në finale për medaljen e bronztë, Kuka do të përballet me garuesen britanike Natali Powell.

Ajo do të kërkojë ta bëjë atë që e bënë bashkatdhetaret e veta Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, dhe t’i sjellë Kosovës medalje nga Katari.

Kosova i fitoi tri medalje në ditën e parë të Mastersit të Dohas.

Krasniqi e fitoi medaljen e artë, ndërsa Kelmendi dhe Gjakova i fituan të bronztat.

Dje garoi edhe Akil Gjakova, i cili megjithatë dështoi në përpjekjet e tij për të fituar medalje. 

(Kosova Sot Online )