
Lexoni edhe:
Barcelona e do Agueron
Loriana Kuka e ka fituar medaljes e bronztë në Mastersin e Dohas, pasi e ka mposhtur xhudisten angleze Natalie Powell të mërkurën, duke e çuar në katër numrin e medaljeve të fituara nga Kosova në Katar.
Xhudistja kosovare Kuka vuajti dhe iu desh të djersitet shumë për ta mundur anglezen në luftën finale për medaljen e tretë më të mirë në turneun e Katarit në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Barcelona e do AgueronLexoni edhe:
23-vjeçarja nga Peja e hodhi në dysheme Powellin dhe shënoi pikë ippon.
Kjo është medalja e katërt e Kosovës në turneun e parë të këtij vitit në xhudo, pas të artës që e fitoi Distria Krasniqi dhe dy të bronztave të tjera të fituara nga Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova një ditë më parë.
(Kosova Sot Online )