“Ishim të lodhur”, Arteta arsyeton barazimin ndaj Crystal Palace

  • S.A /
  • 15 January 2021 - 11:43
“Ishim të lodhur”, Arteta arsyeton barazimin ndaj Crystal Palace

Arsenali nuk arriti më shumë se një barazim pa gola ndaj Crystal Palace në “Emirates”, duke mos e arritur fitoren e katërt radhazi në Premierligë. Derbi londinez mes Arsenalit dhe Crystal Palace u mbyll në barazim pa gola dhe Mikel Arteta pavarsisht zhgënjimit që ekipi i tij nuk mori maksimumin nga kjo sfidë, nuk fajësoi askënd nga futbollistët për këtë rezultat.

“Ishim të lodhur në 30 minutat e fundit, nuk kishim freski fizike dhe gabuam shumë në pasimin e fundit. Duhet të krijojmë më shumë raste për gol, vetëm kështu mund t’i fitojmë ndeshjet. Do të më pëlqente shumë ta kishim fituar këtë sfidë, por lodhja ndikoi në momentin vendimtar të ndeshjes. U dhuruam shumë topa kundërshtarëve dhe ata u organizuan shumë mirë në mbrojtje. Nuk i fajësoj djemtë e mi, ata u përpoqën deri në fund për të siguruar tre pikët, por ishte e pamjaftueshme për fat të keq“, theksoi trajneri i ekipit londinez.

Momentalisht, “Topçinjtë” renditen në vendin e 11-të me 24 pikë duke e rrrezikuar kështu seriozisht pjesëmarrjen në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

(Kosova  Sot Online )