Shkodran Mustafi i shkruan mesazh emocionues lamtumirës Mesut Ozilit

  • S.A /
  • 18 January 2021 - 14:45
Shkodran Mustafi i shkruan mesazh emocionues lamtumirës Mesut Ozilit

Shkodran Mustafi e ka vlerësuar Mesut Ozilin si lojtarin më vetëmohues me të cilin e ka ndarë zhveshtoren në karrierën e tij, në një mesazh lamtumirës për turko-gjermanin i cili u largua nga Arsenali për t’iu bashkuar Fenerbahces këtë afat kalimtar.

Ozil u përshëndet me bashkëlojtarët e vet në qendrën stërvitore të Arsenalit të dielën, para nisjes drejt Turqisë, duke i dhënë fund karrierës shtatëvjeçare e gjysmë në Londrën veriore,.

Arsenali i dha atij leje për të udhëtuar drejt Stambollit, ku ai mbërriti të dielën pasdite dhe tani pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore para se ta finalizojë marrëveshjen me Fenerbahcen, klubin përkrahës i të cilit ka qenë që prej fëmijërisë.

Mustafi, i cili luajti përkrah mesfushorit 32-vjeçar në Emirates Stadium për katër vjet, ndien se klubi dhe bashkëlojtarët dështuan t’i ndihmonin Ozilit siç u kishte ndihmuar ai atyre me asistet e shumta.  

Ozili i prishi marrëdhëniet me klubin kryekëput për shkak të qëndrimeve të tij në lidhje me myslimanët uygurë në Kinë, të cilët i kishte mbrojtur publikisht duke e kritikuar dhe e akuzuar qeverinë kineze për dhunë ndaj tyre.

Kjo i kishte përkeqësuar gjërat për të, pasi Kina dhe sponsorët i kishin bërë Arsenalit presion ta shukatnin Ozilin në rrjetet sociale në lidhje me këto çështje.

“Vëlla, ju jeni lojtari më vetëmohues brenda dhe jashtë fushës me të cilin e kam ndarë zhveshtoren ndonjëherë. Ju gjithmonë do të mbaheni në mend si mbreti i asistimeve. Fatkeqësisht, ne si ekip nuk kemi qenë në gjendje të të ndihmojnë ty kur ke pasur nevojë më së shumti. Gjithë të mirat”, shkroi Mustafi në Twitter.

(Kosova Sot Online )