Godet "rrufeja" e zgjedhjeve të 14 shkurtit, shuhen skemat piramidale të politikës së inkriminuar, PSD- e Shpend Ahmetit,Dardan Sejdiu & Dardan Molliqaj, NISMA e Fatmir Limajt dhe AKR-ja e Pacollit

Godet

Hajrullah Tërnava

  • 16 January 2021 - 09:10

Shkruan: Hajrullah Ternava

Tani po konfirmohet se edhe koha i bënë të vetat, dhe në realitet me këtë numër të banorëve të Kosovës, qartë po shihet se nuk i duhen aq shumë parti në skenë si deri më tani, prandaj është e kuptueshme dhe e domosdoshme që të ndodhë një përmbysje e madhe e skenës politike, një rirreshtim dhe profilizim i plotë, për tu bashkuar në nisma të reja politike ato kuadro që kanë ide dhe programe progresive, duke u pozicionuar në vetëm dy-tre blloqe të qarta politike e programore, në mënyrë që të mos ketë pazare të pista e skenarë të parapërgatitura nga nëntoka e tyre kriminale, që në fazën e hershme të dizajnimit të marrëveshjeve pas zgjedhjeve.

-Situatat politike të krijuara tani dhe pas përcaktimit të afatit të zgjedhjeve që do të ndodhin më 14 shkurt 2021, e kur e kemi parasysh edhe situatën e pandemisë që i ka kontribue varfërimit, gjithsesi po imponohet të shkojmë përfundimisht edhe drejtë shuarjes, të disa partive të vogla politike, si PSD-ja virtuale e Shpend Ahmetit&Dardan Sejdiu&Dardan Molliqaj , NISMA e Fatmir Limajt dhe AKR-ja e Pacollit, Partia Demokristiane, që ishin krijuar qëllimisht me mentor e financim nga “nëntoka kriminale” ose nga nëntoka e krimit të organizuar, për të krijuar huti dhe mashtrim te qytetarët, për shpërndarje të votës në procesin elektoral, dhe rigrupim të tyre pas përfundimit të zgjedhjeve duke u bashkuar sipas interesit në klanin e përbashkët të krimit që kishte kapur keq shtetin në të gjitha institucionet vitale shtetit: komunat, qeveria, legjislativi dhe drejtësia e kapur prej tre të parave dhe deri në Presidencën e shtetit nga ish-presidenti që po bënë pushimin në gjykatën speciale në Hagë.

Edhe pse kishte tentativë të bashkimit në koalicione zgjedhore, brenda afatit ligjor, pas kalimit të këtij afati, dy subjektet politike fiktive që figuronin vetëm në letër, AKR dhe NISMA, mbeten pa partneritet dhe tani më po detyrohen të shkrihen në kudër të listave zgjedhore të partive që do ti marrin nën sqetull vetëm me nga disa kandidat për deputet. AKR-ja sipas të gjitha gjasave do mbetet nën sqetullën e LDK-së, kurse NISMA mbetet të zgjedh mes PDK-s dhe AAK-së, derisa PSD-ja edhe ashtu inekzistente e Shpend Ahmetit dhe të dy Dardanëve, vetëm sa nuk është shpallur akoma edhe zyrtarisht e vdekur.

Prandaj kjo është një situatë e krijuar një hap drejtë shuarjes së tyre, për t’u përshëndetur krejtësisht nga skena politike, pasi kështu edhe partitë politike me elektorat sa një kombi- bus, deri tash udhëhiqeshin nga megalomania për pushtet që u vinte nga paratë e krimit, madje edhe duke prodhuar kriza të porositura nga hienat e nëntokës, kurse tani do të ulin pazarin dhe do të kenë apetite shumë më të vogla në tortën e madhe të quajtur pushtet. Edhe në të ardhmen do të ndodhin raste si me LDK dhe ndonjë grupi të pakënaqur me zhvillimet brenda partiake, sikur në këtë raste me Vjosa Osmanin, gjë që ka mospajtime të udhëheqjeve brenda politikave partiake e që do të ketë edhe në të ardhmen shkëputje dhe formim të partive të reja, por mendoj se këto ndodhi i kontribuojnë të mirës për Kosovën dhe shkëputjes nga mentaliteti i nepotizmit dhe kriminalitetit në përgjithësi dhe udhëheqjes së shtetit me duar të pastra.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".