Klubi francez e do Marcelon, i gatshëm t’i ofrojë pagë të majme

  • S.A /
  • 19 janar 2021 - 09:35
Klubi francez e do Marcelon, i gatshëm t’i ofrojë pagë të majme

Monaco ka shprehur interesim serioz për mbrojtësin e Real Madridit, Marcelo, sipas mediave spanjolle.

Klubi francez është i gatshëm t’i ofrojë përfaqësuesit të Brazilit kontratë trivjeçare me pagë vjetore prej 6 milionë eurove.

Marcelo, i cili është pjesë e Real Madridit që 14 vjet, e ka humbur vendin e titulluar këtë sezon, pasi trajneri Zinedine Zidane e parapëlqen Ferland Mendyn para tij.

32-vjeçari ka marrëveshje me Real Madridin deri në verën e vitit 2022 por mund të largohet shumë më herët.

Ai i ka bërë vetëm shtatë paraqitje për Madridin deri tani këtë sezon, prandaj është i tunduar për t’iu bashkuar një klubi ku do të luante rregullisht.

Vlera e Marcelos në treg cilësohet të jetë rreth 10 milionë euro.

(Kosova Sot Online )