Prishtina – Trepça, sot derbi i moçëm i basketbollit kosovar

  • S.A /
  • 21 January 2021 - 12:30
Prishtina – Trepça, sot derbi i moçëm i basketbollit kosovar

Superliga e basketbollit vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 16-të të saj. Pas dueleve të djeshme, ku Peja e mundi Rahovecin ne derbi dhe Ponte Prizreni ishte më i mirë se Vëllaznimi, sot është koha për dy takimet të tjera. Në fakt, nga ora 15:00 do të përballen rivalët e vjetër, por që gjenden në pjesën e poshtme të tabelës, Sigal Prishtina dhe Trepça. Bardhekaltrit kanë katër fitore dhe 11 humbje, kurse mitrovicasit tri fitore dhe 12 humbje.

Kryeqytetasit renditen në vendin e gjashtë me pikë të njëjta me Vëllaznimin, që renditet i shtati, kurse Xehetarët janë në vendin e tetë. E takimi i fundit është ai ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Therandasit në fundjavë e mposhtën Ponte Prizrenin, kurse Bashkimi pësoi nga Trepça. Ekipi nga Suhareka kanë nëntë fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa prizrenasit tetë fitore dhe shtatë humbje. Kjo ndeshje fillon në orën 17:00 dhe atë e transmeton drejtpërdrejt platforma televizive Kujtesa përmes kanaleve të saj të sportit.

Image

(Kosova Sot Online )