Lakers triumfon ndaj Milwaukee Bucks, shkëlqen LeBron James

  • S.A /
  • 22 January 2021 - 08:50
Lakers triumfon ndaj Milwaukee Bucks, shkëlqen LeBron James

Los Angeles Lakers ka triumfuar ndaj Milwaukee Bucks me rezultatin 113:106, në një ndeshje e cila ishte mjaft e barabartë.Bucks ishin në epërsi vetëm pas çerekut të parë, kurse më pas Lakersat e morën ndeshjen në dorë, duke qenë përpara pas çdo çereku.

LeBron James ishte më i miri te Lakers duke shënuar 34 pikë dhe duke bërë 6 kërcime dhe 8 asistime. Për Milwaukee Bucks, basketbollisti më i mirë në fushë ishte Giannis Antetokounmpo me 25 pikë, 12 kërcime dhe 3 asistime. Me këtë fitore, LA Lakers vazhdon të jetë lider në Konferencën Perëndimore me 12 fitore dhe katër humbje. 

(Kosova Sot Online )