Liverpooli ende pa fitore dhe pa gol në Premierligë në vitin 2021

  • S.A /
  • 22 janar 2021 - 09:38
Liverpooli ende pa fitore dhe pa gol në Premierligë në vitin 2021

Liverpooli u mposht mbrëmë në “Anfield Road” nga Burnley me rezultat 0:1, në kuadër të javës së 19-të në Premierligë, duke e konfirmuar kështu krizën në të cilën është duke kaluar.

“Reds” tashmë gjenden në vendin e katërt me 34 pikë, gjashtë më pak se lideri aktual, Manchester United.

Kampioni në fuqi ende nuk e ka shijuar fitoren në Premierligë në vitin e ri. Në 5 ndeshjet e fundit ata numërojnë tri barazime dhe dy humbje, duke grumbulluar kështu vetëm tri pikë nga 15 të mundshme.

Hera e fundit kur Liverpooli fitoi në Premierligë ishte me datë 19 dhjetor të vitit të kaluar, në fitoren 0:7 në udhëtim ndaj Crystal Palace.

Ata ende nuk e kanë gjetur golin në Premierligë në këtë vit, kurse e kanë një fitore në Kupën FA ndaj Aston Villës me rezultat 1:4.

(Kosova Sot Online )