Liverpooli i gatshëm t’ia rrëmbejë Real Madridit David Alaban

  • S.A /
  • 25 January 2021 - 10:04
Liverpooli i gatshëm t’ia rrëmbejë Real Madridit David Alaban

Liverpooli është futur në garë për mbrojtësin e Bayern Munich, David Alaba, sipas Don Balon.

Duket se Real Madridi do të përballet me konkurrencë të fortë për mbrojtësin austriak Alaba nga gjiganti anglez Liverpool.

Trajneri Jurgen Klopp i ka kërkuar drejtuesve të Liverpoolit të arrijnë marrëveshje për Alaban dhe ta mposhtin konkurrencën e Real Madridit për shërbimet e austriakut.

Marrëveshja e Alabas me Bayernin mbaron në verë dhe ai nuk do të nënshkruajë ujdi të re me kampionin gjerman.

Besohet se Alaba ka biseduar me Realin dhe se janë pajtuar për kushtet e marrëveshjes.

Por ajo marrëveshje mund të prishet nga Liverpooli, pasi Klopp është në kërkim të përforcimeve shumë të nevojshme në mbrojtjen e shpartalluar të të kuqve. 

(Kosova Sot Online )