Lexoni edhe:
"Përgënjeshtrimi i botuar ndaj gënjeshtrave të Jusuf Buxhovit për LPK-në"
Conor McGregor i është përgjigjur kritikave të Khabib Nurmagomedovit pas humbjes tronditëse me nokaut kundër Dustin Poirier, duke i bërë thirrje luftëtarit të pensionuar rus të rikthehet dhe të luftojë kundër tij në kafaz e jo me fjalë.
Edhe pas disfatës kundër Dustin Poirier të dielën, McGregor dëshiron rimeç me Khabib Nurmagomedovin.
Khabib – i cili u pensionua nga UFC-ja si kampion bote pas fitores kundër Justin Gaethje në tetor – e kritikoi ashpër McGregorin për humbjen e papritur në UFC 257.
“Ja çfarë të ndodhë kur e ndërron ekipin, kur i braktis partnerët stërvitorë, të cilët të kanë bërë kampion, për të stërvitur me kalamaj, shumë larg realitetit”, kishte shkruar Khabibi në Twitter drejtuar ish-rivalit të vet irlandez.
McGregor sqaroi pas meçit se “ekipi im ka qenë me mua që nga dita e parë”, por i bëri thirrje kampionit të tanishëm në kategorinë e lehtë të rikthehet në kafaz për të luftuar.
"Përgënjeshtrimi i botuar ndaj gënjeshtrave të Jusuf Buxhovit për LPK-në" Lexoni edhe:
“Nëse ai dëshiron të bëjë komente pa kokërr respekti, atëherë le të rikthehet dhe ta bëjmë (luftojmë) përsëri. Unë jam këtu”, tha McGregor.
Ai shtoi: “Ajo është vetëm luftë me fjalë. Nëse rikthehesh, riktheu. Provo dhe bëje. Kaq kisha”.
Nurmagomedov e kishte mposhtur McGregorin në vitin 2018, duke e detyruar të dorëzohej, si dhe e kishte mundur Poirierin në vitin 2019.
(Kosova Sot Online )