"Përgënjeshtrimi i botuar ndaj gënjeshtrave të Jusuf Buxhovit për LPK-në"

Muhamet Kelmendi

  • 25 January 2021 - 10:11

Shkruan: Muhamet Kelmendi

. Gjate intervistes per televizion te Jusuf Buxhovit , midis tjerash, zoteria deklaron genjeshtra te medha per LPK-ne. Jusuf Buxhovi deklaron: "Prej vitit 1990 e deri ne vitin1993 LPK ishte bere anetare kolektive e LDK-se". Kjo genjeshter vazhdon me deklaraten tjeter. Ai deklaron: "Per pranimin e LPK-se ne LDK kane insistuar amerikanet". Ne periudhen e tille kohore une, Muhamet Kelmendi, isha nenkryetar i LPK. Ne kete pozite kishte vite, pra, para vitit 1987, qe isha zgjedhut. Une qe ne Mbledhjen e Pare te Pergjithshme te LPK-se isha nenkryetar i saj. Ne kete pozite kame qene deri ne vitin 1998. Gjate kohes se tille kame qene gjithashtu edhe udheheqes i grupit politik te UCK-se.

Duke i ditur nga dora e pare gjerat e tilla eshte cudi se si ai me paturpesi deklaron se "LPK ishte anetare kolektive e LDK-se." Kjo eshte genjeshter e paster dhe teresishte kunder realitetit. LPK ka marre pjese ne disa aksione te perbashketa me te gjitha subjektet politike te kohes. Por, kurre nuk eshte shkrire ne LDK. Ne vitin 1991 LPK e mban Mbledhjen e Dyte te Pergjithshme. Andaj pse e mbajtem mbledhjen " kur ishim ne LDK"? Buxhovi genjen.

Pse deklaron ate! Natyrisht se me Ministrine e Mbrojtjes si organizate kemi bashkepunuar. Por, aty jo per shkrirje, po per bashkepunim per mbledhjen e ndihmave per arme e armatim. Ketu duhet permendur vendimin e qeverise se atehershme (viti 1992/93) per dhenien e nga 1000 d. markave apo 1000 franka per arme. Parate qe u dhane per armet kurre nuk u blene, ndaj edhe ne si LPK jemi terhequr nga bashkepunimi me qeverine e atehershme ne ekzil.

Ku kane shkuar parate duhet pyetur Ramush Tahirin, si ish-Minister i mbrojtjes, Isa Mustafen, si Minister i financave dhe Bujar Bukoshin, si Kryeminister. Keta i kane marre krejt parate. Se Buxhovi flete te paverteten flasin gjithashtu edhe demonstratat, protestat, takimet etj. me qytetaret dhe me faktorin e huaj. Jane me dhjetra aktivitete publike te kohes qe LPK i ka organizuar ne Kosove dhe jashte saj , ne Evrope, Amerike etj.

Ndersa, e thena se amerikanet kane kerkuar bashkimin e LPK-es ne LDK, derisa nuk ka bashkim eshte gjthashtu mashtrim i masave. E keqja eshte manevrimi me subjekte e shtete. Kjo eshte e turpshme. Z. Buxhovi. Shikoje poziten tende dhe jeten tende. Detyrat tua qe i ke patur ne sistemin jugosllav. Mos u merr me gjerat qe i ke luftuar. LPK ka ekzistuar gjate tere kohes, deshe a nuk deshe ti, apo ndokush tjeter, qe vjen nga sherbimi sekret serbo- jugosllav. Dhe, eshte kjo LPK qe e themeloi edhe UCK-ne. Se bashku luftuan dhe e cliruan vendin. Kete nuk ka kush qe mund te mohon .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".